Java e dytë nis me dy ndeshje interesante në Superligë! Drita mirëpret Llapin, Malisheva mysafir i Ulpianës

Java e dytë nis me dy ndeshje interesante në Superligë! Drita mirëpret Llapin, Malisheva mysafir i Ulpianës

Java e dytë e Superligës së Kosovës nis sot me dy ndeshje mjaft interesante.

Padyshim që vëmendja kryesore do të jetë në mes Dritës dhe Llapit, takim ky që zhvillohet në stadiumin e “Qyteti” në Gjilan.

Kaltërbardhët edhe në këtë ndeshje kërkojnë tre pikët e radhës për të vazhduar me ecuri pozitive në elite, ekipi llapjan pas asaj që nuk arriti si vendas t’I fitoj tre pikë, triumfin e dëshiron ndaj nënkampionëve te Kosovës.

Ndeshja tjetër e cila zhillohet në orar të njëjtë është edhe përballja e dy skuadrave që u inkuadruan në elite ajo në mes Ulpianës dhe Malishevës.

Të dy skuadrat në ndeshjet e para kanë marrë nga një barazim, ndërsa tani në ballafaqim kërkojnë tre pikët e para.

Të dy ndeshjet zhvillohen nga ora 17:00.

Related Articles