Java e tetë e Superligës së Kosovës në hendboll(femrat)

Java e tetë e Superligës së Kosovës në hendboll(femrat)

Java e tetë e Superligës së Kosovës në hendboll (femrat) përfshinë dy derbi lokalë, që pritet të jenë interesant.

Të shtunën, nga ora 16:00 zhvillohet takimi Kastrioti – Ferizaj. Dy skuadrat ferizajase vlerësohet se kanë cilësi të përafërt dhe me të drejtë pritet ndeshje interesante në palestrën “Bill Clinton”.

Ferizaj është i katërti me 10 pikë, ndërsa Kastrioti është në vendin e pestë me 9 pikë.

Të shtunën janë edhe ndeshjet: Vjosa – Istogu (19:00), Vushtrria – Jusuf Gërvalla (17:00), Samadrexha – Ulpiana (19:00).

Java përmbyllet me një derbi tjetër lokal. Të dielën nga ora 14:00 në palestrën në Gjakovë takohen Shqiponja e Vëllaznimi. Edhe skuadrat gjakovare kanë cilësi të përafërt, ndërsa cila është më e mirë për momentin, do të dëshmojë ndeshja.

Shqiponja është e gjashta me 8 pikë, kurse Vëllaznimi mban vendin e dhjetë me 4 pikë.

Ndeshja e parë e javës së tetë është luajtur të premten. Prishtina ka shënuar fitore të pritur ndaj Dritës.

Ndërkohë ndeshjet e Ligës së Parë luhen të dielën.

Në Ligën e Parë të hendbollisteve është java e gjashtë: Llapusha – CLICK (13:00), Deçani – KEK-u (12:00), Dukagjini – Trepça (10:30).

Edhe hendbollistët e luajnë javën e gjashtë: Prizreni – Samadrexha (13:30), KEK-u – Ulpiana (19:00), Vjosa – Lepenci (11:00), Istogu – Vushtrria (16:00)./Gazeta “Enigma”/

Related Articles