Konflikt mes kunatave në Rahovec, lajmërohet edhe Policia

Konflikt mes kunatave në Rahovec, lajmërohet edhe Policia

Një konflikt verbal mes kunatash në Rahovec për pak sa nuk përfundoi me eskalim fizik.

Në lidhje me këtë rast u njoftuan edhe Policia e Kosovës.

Organet e rendit i njoftoi pikërisht njëra nga kunatat e cila u tha atyre se është fyer e kanosur vazhdimisht nga kunata tjetër, që sipas saj ka probleme psikike.

E dyshuara  në bashkëpunim me Qendrën për Punë Sociale është dërguar për tretman mjekësor në repartin e psikiatrisë.

“Rahovec 05.11.2021 – 09:00. Viktima femër kosovare, ka njoftuar policinë se është kanosur dhe fyer vazhdimisht nga kunata e saj e dyshuara kosovare që ka probleme psikike. E dyshuara  në bashkëpunim me Qendrën për Punë Sociale është dërguar për tretman mjekësor në repartin e psikiatrisë”, thuhet në raportin e Policisë. /Gazeta “Enigma”/

Related Articles