Cristiano Ronaldo do të zbulojë këtë javë nëse përpjekjet e tij për të ndaluar publikimin e dosjeve të policisë për një sulm seksual të supozuar kanë qenë të suksesshme.
Ylli i Manchester United ka mohuar gjithmonë akuzat se ka përdhunuar Kathryn Mayorga në një dhomë hoteli në qershor 2009.
Por një gazetë amerikane po përpiqet të fitojë akses në dokumentet e mbajtura nga policia në Las Vegas. Ekipi ligjor i Ronaldos pretendon se shumë nga informacionet janë marrë në mënyrë të paligjshme nga faqja e internetit ‘Football Leaks’.
Ata këmbëngulin se kjo është një shkelje e privilegjit avokat-klient. Dhe të martën gjyqtarja Jennifer A Dorsey do të dëgjojë argumentet nga të dyja palët.
Avokatët e zonjës Mayorga nuk e kundërshtojnë faktin që informacioni i hakuar nuk duhet të përdoret, nëse gjykata vendos se shkel të drejtat e Ronaldos. Por ata janë të bindur se ‘NewYork Times’ duhet t’i lejohet aksesi në pjesën e mbetur të mbi 400 dokumenteve.
Një seancë tjetër dëgjimore do të caktohet më vonë për të vendosur mbi përpjekjet e Ronaldos për të mbajtur të gjitha dosjet e policisë jashtë domenit publik.
Katër muaj më parë, një gjykatës amerikan rekomandoi që përpjekja e zonjës Mayorga për të paditur Ronaldon për 56 milionë paund duhet të hidhet poshtë për shkak të mbështetjes në dokumentet e ‘Football Leaks’.
Ajo pranoi një pagesë prej 276,260 funta nga Ronaldo menjëherë pas sulmit të supozuar në hotelin Palms Place.