Javën tjetër Kosova furnizohet me kontigjentin e vaksinave kundër COVID nga donacioni i SHBA-së

Javën tjetër Kosova furnizohet me kontigjentin e vaksinave kundër COVID nga donacioni i SHBA-së

Shtetet e Bashkuara të Amerikës, po dërgojnë këtë javë në Kosovë një kontingjent vaksinash kundër COVID-19.

Ai ka thënë se vaksinat dërgohen përmes programit COVAX dhe janë pjesë e angazhimit të Shteteve të Bashkuara për të luajtur një rol udhëheqës në luftën për t’i dhënë fund pandemisë kudo në botë.

Dozat për Kosovën janë pjesë e një blerjeje prej gjysmë miliardi të vaksinës Pfizer të siguruar nga presidenti, Joe Biden, në fillim të kësaj vere.

Zyrtari tha se ekipet shkencore dhe autoritetet ligjore të të dyja vendeve kanë punuar së bashku për të siguruar shpërndarjen e shpejtë dhe efektive të vaksinave në Kosovë.

 “Ne jemi krenarë që jemi në gjendje t’i dorëzojmë këto vaksina të sigurta dhe efektive për njerëzit e Kosovës. Ne po i ndajmë këto doza jo për të siguruar favore ose për të nxjerrë koncesione. Vaksinat tona nuk vijnë me prapavijë. Ne po e bëjmë këtë me synimin e vetëm – për të shpëtuar jetë”, deklaroi ai.

Zyrtari i Shtëpisë së Bardhë tutje ka thënë se SHBA po udhëheqin botën në një strategji globale të vaksinave “sepse është gjëja e duhur për të bërë. Është gjëja e duhur moralisht, gjëja e duhur nga një perspektivë globale e shëndetit publik, dhe e drejtë për sigurinë dhe mirëqenien tonë kolektive”.

Njoftimi për dërgimin e vaksinave në Kosovë ndodhë në një periudhë kur vendi po përballet me një situatë të rënduar me pandeminë e COVID-19.

Vetëm të mërkurën autoritetet në Kosovë konfirmuan 2 mijë e 110 raste të reja të të prekurve nga COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në Kosovë janë dhënë 622 mijë doza, ndërsa 215 mijë qytetarë janë vaksinuar edhe me dozën e dytë. 

Related Articles