Lojërat Olimpike “Tokio 2020” do të mbahen këtë verë në Japoni.
Kosova edhe kësaj radhe synon medalje në një kompeticion gjigant si ky, sidomos në sportin e xhudos.
Gjashtë xhudistë nga Kosova do të marrin pjesë në olimpiadën e këtij viti.
Para nisjes së olimpiadës, Kosovës i ka ardhur mbështetja e madhe nga disa tifozë japonezë.
Tifozët japonezë në një video të publikuar nga KOK-u dëgjohen duke brohoritur:
“Jemi Kosova, jemi Dardanët”, derisa mbajnë flamurin e Kosovës.