Osmani për rezolutën e Srebrenicës: U zyrtarizua qëndrimi i institucioneve të Kosovës karshi gjenocidit serb

Osmani për rezolutën e Srebrenicës: U zyrtarizua qëndrimi i institucioneve të Kosovës karshi gjenocidit serb

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar për miratimin e Rezolutës për gjenocidin në Srebrenicë nga Kuvendi i Kosovës, ku tha se me këtë rezolutë Kuvendi e zyrtarizoi qëndrimin e institucioneve dhe të popullit të Kosovës karshi gjenocidit serb, raporton Gazeta Enigma.



Osmani theksoi se me këtë rezolutë dënohet mohimi i qëllimshëm e publik i krimit të gjenocidit.

“Tmerri që ka përjetuar një popull i tërë në Bosnje dhe Hercegovinë, e më pas edhe në Kosovë, të dyja viktima të regjimit gjenocidal serb, duhet t’i thërrasë ndërgjegjes njerëzore që synime të tilla shfarosëse të mos lejohen më në të ardhmen, e mbi të gjitha që të ketë drejtësi për krimet e regjimit të Millosheviçit”, ka shkruar Osmani.

Ndryshe, kohë më parë Kuvendi i Kosovës kishte miratuar Rezolutë edhe për dënimin e gjenocidit serb në Kosovë, duke kërkuar Osmani angazhim të përbashkët që të binden shtetet në përkrahje të Kosovës që të miratojnë rezoluta të ngjashme.

Sot Kuvendi i Republikës së Kosovës miratoi Rezolutën për gjenocidin në Srebrenicë, me të cilën Kosova e dënon…Posted by Vjosa Osmani on Wednesday, July 7, 2021

Related Articles