Jens Stoltenberg: Do t’i marrim të gjitha masat e nevojshme për të siguruar një mjedis të sigurt

Jens Stoltenberg: Do t’i marrim të gjitha masat e nevojshme për të siguruar një mjedis të sigurt

NATO u bëri thirrje të gjitha palëve në Kosovë që të ndalojnë çdo hap përshkallëzues dhe t’i kthehen menjëherë dialogut të lehtësuar nga Bashkimi Evropian.

Kështu ka deklaruar Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, pas takimit me kancelarin gjerman Olaf Scholz në Berlin.

“Forcat tona, KFOR-i, do të vazhdojnë të marrin të gjitha masat e nevojshme për të siguruar një mjedis të qetë dhe të sigurt”, u shpreh Stoltenberg.

Më herët, Bashkimi Evropian u ka bërë thirrje kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, që të pranojnë ftesën për pjesëmarrje në takimin e krizës në Bruksel, duke mos vendosur asnjë kusht.

Related Articles