Arben Vitia jep dorëheqje nga posti i ministrit të Shëndetësisë

Arben Vitia jep dorëheqje nga posti i ministrit të Shëndetësisë

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka dhënë dorëheqje nga posti i ministrit, raporton Gazeta Enigma.

Ai këtë e ka bërë të ditur përmes një konference për media, i cili theksoi se detyra si ministër i Shëndetësisë ka qenë me përgjegjësi të lartë.

“Unë pata privilegjin t’I shërbejë popullit në një kohë të vështirë”, ka thënë ai.

Vitia, ka theksuar se punën e deritanishme do t’ia dorëzojë Dafina Gegjës, duke shtuar se puna dhe angazhimi në këtë drejtim nuk do të mungoj asnjëherë.

Ai, gjithashtu foli për punën që ka bërë gjatë kësaj kohe si ministër i Shëndetësisë.

Vitia para përfaqëusve të mediave ka thënë se duke u bazuar nga IKSHPK-ja, mund të themi se vala e katërt për momentin është vendosur nën kontroll.

Sipas Vitisë, kjo ka arritur me ndihmen e të gjithëve dhe kështu kemi arritur majën e suksesit.

“Ky është një lajm shumë I mirë për ne, po duke e ditur që ky variant ka prekur shumë persona, akoma nuk mund te flasim per ralaksim”, ka thënë ai.

Ministria theksoi se Kosova ditëvë të fundit është bërë me numrin më të ulët të të infektuarve në rajon, sot jemi ndër pesë shtetet me më së paku të infektuar në rajon.

Njëherit, ai ka thënë se edhe pse Kosova ka situatën me më së paku të infektuar me COVID, sipas tij vendi ynë ka qenë ndër të parët sa i përket numrit të testimeve, derisa kemi administruara mbi 900 mijë doza të vaksinave antiCOVID, ndërsa mbi  1 milion vetëm tre muajt e fundit.

Derisa, Vitia ka potencuar se deri në fund të vitit do të arrijnë edhe rreth 500 mijë doza të vaksinave antiCOVID.

“Iu bërë thirrje qytetarëve që të vaksinohen sepse vetëm kështu mund ta kalojmë këtë situatë”, ka thënë ai.

“Kosova edhe pse filloi e fundit me vaksinimin, sot është e dyta duke lënë pas jo vetëm e ballakanit perendimor, por edhe vendet e BE-së”, shtoi Vitia derisa theksoi se si ministër i Shëndetësisë ka siguruar kontratat më të mira në rajon sa i përket saisë dhe çmimit.

Related Articles