Ushtruesja detyrës së drejtoreshës se përgjithshme të RTK-së, Zana Spahiu ka ofruar dorëheqje nga kjo pozitë.
Lajmi është konfirmuar nga Radio Televizioni Publik i Kosovës, ku thanë se dorëheqja e saj do të jetë efektive nga 30 korriku.
Spahiu, sipas RTK-së, ka thënë se më vonë do të flasë edhe për arsyet e dorëheqjes nga kjo pozitë.
Dorëheqja vjen pasi RTK ditë më parë ka publikuar një artikull nga një medium boshnjak, i cili përmend dy media kosovare se ‘financohen’ nga Serbia për të dëmtuar Qeverinë e Kosovës.
Spahiu përmes një emaili, kishte kërkuar sqarime se me çfarë baze është publikuar shkrimi në fjalë.
Për artikullin e publikuar janë distancuar edhe disa redaktorë të mediumit publik, ndërsa Bordi i RTK-së kishte kërkuar nga menaxhmenti themelimin e një komisioni për sqarim të detajuar të rastit.