Jetmir Topall shpërthen, i shënon dy gola Fenerbahces në Superligën e Turqisë (Video)

Jetmir Topall shpërthen, i shënon dy gola Fenerbahces në Superligën e Turqisë (Video)

Jetmir Topalli i shënon dy gola Fenerbahces, por që nuk mjaftuan për t’i siguruar pikë skuadrës së tij, Istanbulspor.

Sulmuesi “dardan” ishte ndër më të mirët në fushë në këtë derbi të Stambollit, që u fitua nga verdheblutë me rezultati 2-5.

Gjatë pjesës së parë për Fenerbahcen shënuan Batshwuayi dhe Kavehci, ndërsa në fillim të pjesës së parë Topalli përfitoi nga një pasim i lehtë i mbrojtësit kundërshtar, duke shënuar me portën e boshatisur.

Batshauyi realizoi të dytin personal dhe të tretin për Fenerbahcen në minutën e 49-të, për të ardhur më pas te goli i dytë i shënuar nga Topalli, që falë shpejtësisë së tij përfitoi sërish nga një gabim i mbrojtjes, duke e dërguar topin në rrjetë.

Gjithsesi, në fundin e sfidës Fenerbahce shënoi edhe dy gola të tjerë me Bathwuayi dhe Valencian, për rezultatin final 2-5.

Related Articles