Aleksandar Veselinoviç nuk është një dhe i vetmi. Trajneri ri i klubit shqiptar Partizani nga Tirana ka qenë në fokus të opinionit kombëtar për besimin që ka marrë për të drejtuar një klub simbol në tokën e ‘kuqezinjëve’, shkruan Gazeta “Enigma”.
54 vjeçari nga Serbia mori me vete edhe dy bashkëvendasit e tij Dragan Aniçiç dhe Goran Lazareviç për t’i ndihmuar në stolin e “Demave”. Kaq ka mjaftuar që të ‘shpërthen’ opinioni publik në lidhje me ardhjen e një trajneri sllav te 17 herë kampionët e Shqipërisë.
Klubi bllokoi komentet në llogaritë sociale, derisa u përball me kritika të shumta për zgjedhjen e bërë, madje në Kosovë është krijuar debat i madh në lidhje angazhimin e Veselinoviç tek te kuqtë.
Por, Veselinoviç nuk është i pari dhe i vetmi serb që ka zbarkuar në futbollin shqiptar.
Gazeta “Enigma” ka bërë një rezyme të shkurtër në lidhje me historitë ‘dashurie’ të klubeve shqiptare me futbollist dhe trajner serb.
Ivan Gvozdenovic është gjithashtu trajner serb i cili profesionin e tij po e ushtron te një tjetër klub i madh në Shqipëri, Skëndebeu i Korçës. Në fakt Gvozdenovic ishte afruar si futbollist te Tirana në verën e vitit 2010, për të vijuar më pas karrierën te Skënderbeu dhe për ta përfunduar te Kukësi.
Madje, si për ironi të fatit Gvozdenovic llogaritet si një prej emrave simbol në qytetin e Korçës, aty ku nacionalisti serb Goran Bregovic këndoi në festivalin e Birrës në vitin 2021.
Mladen Milinkovic është një tjetër ‘strateg’ serb që ka punuar në Shqipëri. Aktualisht 56 vjeçar, por që dikur kishte drejtuar klubet e Luftëtarit dhe Kukësit në Kategorinë Superiore.
Luftëtari nga Gjirokastra duket se ka qenë në mardhënie të hapur me trajnerët serb, pasi kohë më parë kishte angazhuar Marko Jovanovic për ta udhëhequr skuadrën.
Përveç trajnerëve serb, ‘strehë’ te klubet shqiptare kanë gjetur edhe futbollistët.
Dejan Karan ishte pjesë e Klubit Futbollistik “Tirana” vite më parë, ashtu siç ishte Stevan Racic te Partizani dhe Mirza Delimedjac te Kukësi së fundmi.
LEXO gjithashtu edhe:
EKSKLUZIVE: Drejtori Partizanit flet për zgjedhjen e trajnerit serb, Sokoli dhe Zeqiri kujtojnë viktimat e luftës – Gazeta Enigma