Joe Biden uron myslimanët për fillimin e Muajit të Ramazanit

Joe Biden uron myslimanët për fillimin e Muajit të Ramazanit

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden ka uruar besimtarët myslimanë me rastin e fillimit të Muajit të Shenjtë të Ramazanit, shkruan Gazeta Enigma.

Biden ka thënë se bashku me guran e tij Jill i shprehin urimet më të mira të komuniteteve myslimane në SHBA dhe në mbarë botën.

“Jill dhe unë u shprehim urimet tona më të mira komuniteteve myslimane këtu në Shtetet e Bashkuara dhe në mbarë botën në fillim të Ramazanit”, ka shkruar Biden në një postim në Facebook.

“Nga Shtëpia e Popullit në shtëpitë tuaja, ju urojmë juve dhe të dashurit tuaj një muaj të bekuar dhe të begatë. Urime Ramazani”, shtoi Biden./GAZETA ENIGMA/

Related Articles