Gjilani – Ballkani: Interesim i jashtëzakonshëm për derbin e vitit, hyrja në tribunën e “Skifterave” do jetë falas

Gjilani – Ballkani: Interesim i jashtëzakonshëm për derbin e vitit, hyrja në tribunën e “Skifterave” do jetë falas

Të dielën në Superligën e Kosovës në futboll do të zhvillohet njëra ndër ndeshjet më të zjarrta të këtij sezonit.

Në Stadiumin e Qytetit të Gjilanit, skuadra e Gjilanit dhe Ballkanit do të luftojnë deri në frymën e fundit për të triumfuar, shkruan Gazeta Enigma.

Ballkani vjen në Gjilan si kryesues i Superligës me 5 pikë më shumë se ndjekësi kryesor, Gjilani.

Interesimi për ta parë nga afër këtë ndeshje të jashtëzakonshme është shumë i madh. Tashmë klubi “kuqebardh” ka hapur edhe dyert për tribunën ku do jenë të vendosur tifozët e Gjilanit, “Skifterat”.

Gjilani – Ballkani do zhvillohet të dielën me fillim nga ora 13:30.

/GAZETA ENIGMA/

Related Articles