Përfundimi i garës së vaksinimit Anti-Covid-19 në të gjitha vendet e botës deri në fund të 2022, është angazhimi që kryeministri britanik, Boris Johnson kërkoi nga presidentët dhe kryeministrat e G7-s, të paktën një javë nga samiti që ai do të presë, nën presidencën e radhës së Britanisë së Bashkuara në Cornouailles, në jugperëndim të Anglisë.
“Objektivi është të sigurojmë që një pandemi e tmerrshme si kjo e përjetuar muajt e fundit nga njerëzimi nuk do të ndodhë më kurrë dhe në të njëjtën kohë të ofrojë një udhëzues për rindërtimin post-Covid-19 frymëzuar nga vlerat të demokracisë”, theksoi ai.
SHBA-ja, Franca, Gjermania, Italia dhe Japonia tashmë kanë treguar të gjitha se sa doza do t’i dhurojnë në programin global të vaksinave, COVAX.
Sidoqoftë, Mbretëria e Bashkuar dhe Kanadaja ende nuk kanë njoftuar se sa do të kontribuojnë.
Johnson gjithashtu do të bëjë thirrje për një sistem global mbikëqyrës për të kapur variantet e reja para se ato të përhapen më gjerësish