Johnson merr vendim për sanksione ndaj Rusisë, thotë se duhet larguar nga nafta dhe gazi rus

Johnson merr vendim për sanksione ndaj Rusisë, thotë se duhet larguar nga nafta dhe gazi rus

Kryeministri britanik Boris Johnson ka folur pas takimit urgjent që pati me komitetin e qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar që merret me emergjencat.

Ai tha se presidenti rus Vladimir Putin tashmë ka shkelur sovranitetin ukrainas duke dërguar trupa dhe “prishur plotësisht” ligjin ndërkombëtar.

“Ne do të vendosim menjëherë sanksione ndërkombëtare”, tha ai.

“Ky është vetëm i pari nga një breshëri sanksionesh, sepse ne besojmë se do të ketë më shumë sjellje të tilla irracionale ruse në të ardhmen”.

Gjithashtu, Johnson thotë se largimi nga nafta dhe gazi rus do të ndihmonte në sigurinë energjetike të Mbretërisë së Bashkuar. Ai thotë se paqëndrueshmëria në çmimet e gazit në Evropë është një “pasojë e atij dështimi” për t’i bërë ballë Rusisë në vitin 2014 kur Krimea u aneksua.

“Në Mbretërinë e Bashkuar ne kemi arritur të reduktojmë varësinë tonë nga gazi rus  Vetëm 3% e furnizimeve tona me gaz tani vijnë nga Rusia”.

Johnson tha se vendi i tij sa më shpejt që arrin të mbështetet në energjinë e vet, aq më i begatë do të jetë./GazetaEnigma/

Related Articles