Presidenti ukrainas: Ne nuk kemi frikë nga asgjë dhe askush

Presidenti ukrainas: Ne nuk kemi frikë nga asgjë dhe askush

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky iu drejtua kombit herët të martën.

Ai tha: “Ne jemi në tokën tonë, nuk kemi frikë nga asgjë dhe askush, nuk i kemi borxh askujt dhe nuk do t’i japim asgjë askujt. Dhe ne jemi të sigurt për këtë”.

Zelensky e përshkroi pushtimin si një shkelje të “integritetit dhe sovranitetit kombëtar të Ukrainës”.

Ai vazhdoi duke thënë se kufijtë ndërkombëtarë të Ukrainës do të “mbesin të tillë” pavarësisht “deklaratave dhe kërcënimeve” të Rusisë, përpara se të bënte thirrje për “hapa të qartë dhe efektiv” nga mbështetësit ndërkombëtarë.

Ndërkohë, rreth veprimit të fundit të Vladimir Putinit ka reaguar edhe Australia, duke thënë se vendi do të vendosë sanksione ndaj Rusisë.

“Unë mund t’ju siguroj në momentin që vendet e tjera vendosin sanksione të forta dhe të ashpra ndaj Rusisë, ne do të jemi në hap me ta dhe do të ecim po aq shpejt”, ka thënë kryeministri Scott Morrison këtë mëngjes.

Ai vazhdoi duke e quajtur përshkrimin e Putinit për ushtarët pushtues si trupa paqeruajtëse është “marrëzi”.

“Rusia duhet të tërhiqet. Ajo duhet të tërhiqet pa kushte, të kthehet tek kufijtë e saj dhe të ndalojë së kërcënuari fqinjët e saj”, shtoi Morrison. “Është e papranueshme, është e pajustifikuar”. 

Related Articles