Kryeministri britanik, Boris Johnson, u bëri thirrje sot autoriteteve ruse që të trajtojnë në mënyrë njerëzore shtetasin britanik që u kap në Ukrainë, duke shtuar se ai kishte shërbyer për disa kohë në ushtrinë ukrainase, por se nuk ishte mercenar.
I pyetur në lidhje me videon e Aiden Aslin, një britaniku i kapur i cili iu bashkua marinsave ukrainas, Johnson i bëri thirrje shtetit rus që ta trajtojë atë “në mënyrë njerëzore dhe me dhembshuri”, raporton Reuters.
“Megjithëse ne jemi duke i dekurajuar në mënyrë aktive njerëzit që të shkojnë në skenën e konfliktit, me sa kuptoj unë, ai ka shërbyer në forcat ukrainase për disa kohë dhe pozicioni i tij ishte shumë i ndryshëm nga pozicioni i mercenarëve”, tha kryeministri britanik. ligjvënësit./Gazeta Enigma/