Zëdhënësi i VV-së: U demantuan deklaratat e rrejshme të Arben Gashi e Driton Selmanajt

Zëdhënësi i VV-së: U demantuan deklaratat e rrejshme të  Arben Gashi e Driton Selmanajt

Zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Arlind Manxhuka, i ka qujtur të rrejshme deklaratat e dy deputetëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashit e Driton Selmanajt.



“Pak orë pas deklaratave të rrejshme mbi deputetë të LV-së, demantohen Arben Gashi e Driton Selmanajt”, tha Manxhuka.

Reagimi i Manxhukës vjen pasi deputeti Arben Gashi tha mbrëmë në Pressing të T7 se ka pakënaqësi brenda Lëvizjes Vetëvendosje dhe se është një deputet i kësaj partie që është duke i bojkotuar seancat e Kuvedit, qe disa muaj.

Madje tha edhe se VV-ja i ka kërkuar të njëjtit që ta dorëzojë mandatin.

Ndërkohë, Selmanaj ka deklaruar se ka informacione, nga administrata e Kuvendit të Kosovës, se 48 deputetë kanë hapur për herë të parë xhirollogari bankare kur e kanë marrë mandatin e deputetit.

Sipas kësaj, Selmanaj ka thënë se i bie që të njëjtit s’kanë punuar kurrë më herët ose kanë punuar në “të zezën”.

Ai ka thënë se s’janë të gjithë deputetë të VV’së, por beson se shumica janë të kësaj partie.

“Albin Kurti a ka punu dikund? Punë e kanë Lëvizjen Vetëvendosje, pa asnjë përvojë. Madje, unë mora informata që 48 deputetë, nuk po them që janë të gjithë të LVV’së, por besoj shumica, për herë të parë kanë hapur xhirollogari bankare kur janë bërë deputetë. Që i bie këta nuk kanë punuar kurrë përpara, ose kanë punuar në të zezën dhe s’kanë marrë rrogë zyrtarisht. I kanë ik tatimeve ose kanë punu në mënyrë informale. Unë kështu po e shoh. Sipas informataive të administratës, për herë të parë kanë hap xhirollogari kur kanë hy në Kuvend të Kosovës. Tani, nëse flasim për një Qeveri të tillë jo kompetente, edhe për nga dija edhe për nga eksperienca, sepse s’kanë punu përpara kurrë asnjë punë tjetër, normalisht që rezultatet kanë me qenë në ekonomi keq, në drejtësi keq, në kapje klasike të shtetit keq”, ka thënë Selmanaj. / Gazeta Enigma.

Related Articles