Kryeministri i Anglisë, Boris Johnson zbuloi rregullat e “Planit B” të COVID.
Masat parashikojnë se njerëzit duhet të fillojnë të punojnë nga shtëpia aty ku është e nevojshme nga e hëna e javës së ardhshme.
Mbajtja e maskave do të bëhet sërish një pamje më e zakonshme, pasi ambientet publike të mbyllura si kinematë dhe teatrot do të kërkojnë maska nga e premtja.
Një leje për Covid NHS, që vërteton vaksinimin ose një test negativ, do të kërkohet në klubet e natës dhe mjediset e tjera ku mblidhen turma të mëdha.
Testimi ditor do të jetë një kërkesë për ata që bien në kontakt me një rast pozitiv me Covid.