Jordi Alba nënshkruan për Inter Miamin

Jordi Alba nënshkruan për Inter Miamin

Mbrojtësi i majtë, Jordi Alba, i është bashkuar skuadrës amerikane, Inter Miami.

Lajmin e ka konfirmuar klubi nga MLS duke publikuar një video në faqen zyrtare në Twitter.

Në maj të këtij viti ishte bërë e ditur se spanjolli do të largohej nga katalunasit në fund të sezonit 2022/2023, pasi lojtari dhe klubi kishin arritur marrëveshje për ndërprerje të bashkëpunimit një vit para skadimit të kontratës.

Te klubi i ri, Alba do të ribashkohet me Lionel Messin dhe Sergio Busquetsin, të cilët i janë bashkuar Inter Miamit këtë verë.

34-vjeçari u bë pjesë e Bacrelonës në vitin 2012 nga Valencia dhe gjatë viteve të kaluara në Camp Nou ka fituar gjithçka që mund të fitohet me klube. 

Related Articles