Profesori amerikan dhe njohësi i çështjeve gjeopolitike, Edward P. Joseph, ka folur për çështjen e reciprocitetit me targa dhe letërnjoftime mes Kosovës dhe Serbisë.
Në një shkrim në llogarinë e tij në Twitter, ai ka renditur 10 pika të cilat i ka ndërlidhur me procesin e dialogut mes dyja vendeve.
Joseph, thotë se kriza mes Kosovës dhe Serbisë, nuk ka të bëjë me njohjen e kësaj të fundit, pasi thekson se kryenegociatori dhe zëvendëskryeministri i Kosovës Besnik Bislimi e pranoi këtë.
“Bislimi ofroi të përfshijë deklaratën se “Kjo [marrëveshje] nuk do të thotë se Serbia e njeh Kosovën”, u shpreh ai.
“ Kosova tashmë mbledh të hyra doganore dhe ka “Menaxhimi i Kufijve, po ashtu rreth 90% e serbëve të Kosovës, në veri dhe në jug, posedojnë dokumente zyrtare të lëshuara nga Republika e Kosovës, sipas serbëve të Kosovës”.
Ai përmendi edhe Greqinë, duke thënë se edhe pse nuk e njeh Kosovën, e megjithatë pranon targat RKS dhe dokumentet e udhëtimit të Kosovës.
“Më shumë dëshmi se kjo nuk është një ‘krizë sovraniteti’.
Joseph shtoi se, nëse shqetësimi është sigurimi i të drejtave të serbëve të Kosovës – fokusi i duhur – atëherë Vuçiq mund të udhëheqë rrugën që Kosova të anëtarësohet në KiE, duke u ofruar serbëve të Kosovës qasje në GJEDNJ.
“Kjo do të ndryshonte menjëherë marrëdhëniet”
Profesori amerikan, tha se në vend të kësaj, Vuçiq po zbulon retorikën famëkeqe të kohës së luftës që i parapriu spastrimit etnik dhe gjenocidit në Bosnje.
“Milan Radoiçiq dhe figura të tjera serbe të Kosovës janë informuar drejtpërdrejt nga ambasadori amerikan Hovenier se masat e reciprocitetit të Kosovës janë në përputhje me marrëveshjet e Brukselit dhe legjitime. Hovenier u ka bërë apel palëve që të menaxhojnë dhe de-përshkallëzojnë situatën”.
Ai përmendi edhe asociacionin.
“Kosova është e obliguar të zbatojë ‘Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe’, në përputhje me Kushtetutën e saj. Në vjeshtën e vitit 2020, paraardhësi i Kurtit, Avdullah Hoti, nënshkroi Marrëveshjen e Ëashingtonit dhe në një moment u pajtua që Asociacioni të vihet në rend dite”.
Pas kësaj Joseph deklaroi se Beogradi u përgjigj me kërcënime, ofendime dhe provokime, të udhëhequr nga ministri i atëhershëm i Mbrojtjes, Aleksandar Vulin.
“Tani duke shërbyer si Ministër i Brendshëm, Vulin sapo ka takuar Lavrov dhe Patrushev në Moskë – në kundërshtim të hapur ndaj BE-së dhe SHBA-së, të gjitha të ndezura nga Vuçiq”.
Në fund tha se presidenti serb krijon një krizë dhe më pas paraqitet si ‘zgjidhës i problemeve’ dhe ‘partner i Perëndimit’.
“Dinamika e ngjashme në Bosnje me ‘përmbajtjen’ e Dodikut dhe mbështetjen e rreme të sovranitetit të BiH”.
“ Kush e di? Ndoshta teatri i Vuçiqit do të çojë në një përparim. Në çdo rast, le të pranojmë tespianin e talentuar, Presidentin Vuçiq, i cili ka krijuar këtë krizë të rreme”, shkroi Joseph.