Juristja e mediave Flutura Kusari, ka përgëzuar gazetarët të cilët vendosën që të bojkotojnë konferencën e Qeverisë Kurti, pasi pritën më gjatë se 40 minuta.
Sipas Kusarit, protesta përmes bojkotimit nga gazetarët, fotoreporterët dhe kamermanët sot, është kërkesë për t’iu respektuar dinjitetin e tyre dhe profesionin.
“Ju lumtë”, “Ju lumtë”, “Ju lumtë” ishte reagimi i Kusarit, duke treguar se me gazetarët që ka biseduar ka marrë vesh se ata janë përballur me të tilla vonesa edhe në të kaluarën.
Statusi i plotë i Kusarit:
I përgëzoj të gjithë gazetarët, fotoreporterët dhe kameramanët që sot, brenda disa sekondave, kanë vendosur ta bojktojnë konferencën e qeverisë në zyrën e Kryeministrit.
Ju lumtë! Ju lumtë! Ju lumtë!
Protesta e juaj përmes bojkotimit është kërkesë për t’iu respektuar dinjitetin e juaj dhe profesionin që e keni jashtëzakonisht të vështirë. Kjo është më e pakta që mund të bëjë qeveria për ju.
Për ata që nuk e dinë, gazetarët që disa herë detyrohen të presin shumë gjatë pas mbledhjes së qeverisë derisa ministrat e kryministri t’i kryejnë muhabetet e tyre.
Disa prej gazetarëve më të cilët bidesova treguan që rregullisht ka vonesa dhe se edhe në ta kaluarën kanë dashur t’i bojkotojnë konferencat por pas kërkimfaljes janë kthyer.