Juventusi i bashkohet Interit në finalen e Kupës së Italisë

Juventusi i bashkohet Interit në finalen e Kupës së Italisë

Juventusi është kualifikuar në finale të Kupës së Italisë pas fitores me rezultat 2-0 ndaj Fiorentinës.

Bianconerët kualifikohen në finale me rezultat të përgjithshëm 3-0 nga të dy ndeshjet.

Federico Bernardeschi shënoi për 1-0 në minutën e 32-të.

Golin e dytë e shënoi Danilo në minutën e 90+4 pas një asistimi të bukur nga Cuadrado.

Juventusi në finale do të përballet me Interin më 11 maj./GAZETA ENIGMA/

Related Articles