Juventusi me ofertë të re për Rabiotin

Juventusi me ofertë të re për Rabiotin

Krerët e Juventusit po bëjnë të pamundurën për ta bindur mesfushorin Adrien Rabiot për ta rinovuar kontratën. “Tuttosport” shkruan të martën se Juventusi i ka ofruar francezit pagë vjetore prej shtatë milionë eurosh plus bonuset, vetëm për të qëndruar në klub përtej këtij sezoni.

Rabiot ka kontratë me Juventusin deri në fund të këtij sezoni, ndërsa atij i është ofruar rinovimi i kontratës deri në vitin 2026.

Te Juventusi po duan ta mbajnë 27-vjeçarin pas paraqitjeve të mira që i ka treguar këtë sezon.

Ai, po ashtu ishte edhe pjesë e Francës në Kupën e Botës “Katari 2022”. Rabiot iu bashkua Juventusit në vitin 2019 si lojtar i lirë, ndërsa këtë sezon ka pesë gola e dy asistime në 14 paraqitje në të gjitha garat.

Related Articles