Youri Tielemans po e kalon sezonin e tij të fundit si pjesë e skuadrës angleze Leicester City.
Mesfushori belg është futur në vitin e fundit të kontratës dhe nuk ka rinovuar atë, përkundër disa ofertave që i ka bërë klubi anglez.
Tielemans dëshiron një aventurë të re dhe ofertat nuk mungojnë për të, ku Newcastle United dhe Manchester United janë vënë pas tij.
Por së fundmi garës i është bashkuar edhe gjiganti italian Juventus që po kërkon lojtarin.
Zonja e Vjetër synon afrimin e Tielemans me parametra zero në verën e vitit 2023, por Leicester City dëshiron ta shes atë në janar në mënyrë që të fitoj diçka nga largimi i tij.
‘Dhelprat’ i kanë bërë të qartë skuadrave të interesuara se kërkojnë 15 milionë euro për ta lënë mesfushorin të lirë të largohet në janar.
Juventus nëse dëshiron transferimin e belgut, atëherë duhet të shpenzojë në janar, pasi Newcastle United është gati t’i përmbush kërkesat e Leicesterit.