Juventusi thuhet se rrezikon të gjobitet nga 20 deri në 60 milionë euro pasi dyshohet se ka rregulluar pagën e Cristiano Ronaldos me një marrëveshje të pazbuluar në vitin 2020.
Klubi i madh italian është sërish në telashe pasi 16 nga drejtuesit e tyre, përfshirë presidentin Andrea Agnelli dhe nënpresidentin Pavel Nedved, janë nën hetim për kontabilitet të rremë dhe komunikim të rremë në treg.
Hetuesit besojnë se Juventusi falsifikoi raportet e tyre financiare për vitet 2019, 2020 dhe 2021, gjithashtu duke fshehur pagesat për disa prej lojtarëve të tyre, përfshirë Ronaldon.
Repubblica – La Juventus rischia una multa fino a 60 milioni di euro per la carta Ronaldo https://t.co/Bs3zoOzfID— TUTTOmercatoWEB (@TuttoMercatoWeb) October 28, 2022
Bianconerët njoftuan gjatë pikut të pandemisë COVID se lojtarët do të ‘falnin’ paga deri në katër muaj, por ata dyshohet se ua paguanin tre muaj, duke nënshkruar marrëveshje private me ta, përfshirë yllin portugez.
Në fillim të kësaj jave, Gazzetta dello Sport raportoi se hetuesit gjetën një ‘dokument privat’ të nënshkruar nga CR7 dhe drejtorët e klubit, ku ish-sulmuesit të Bianconerëve iu premtua të merrte 19.9 milionë euro edhe nëse largohej nga klubi.
Juventusi dyshohet se i ka lënë këto pagesa në bilanc dhe nuk ia ka komunikuar atë Lega Calcio.
Sipas gazetës La Repubblica, ata mund të gjobiten nga 20 deri në 60 milionë euro për këtë arsye.
Në anën tjetër, mediumi La Stampa raportoi të hënën se Ronaldo ka refuzuar të sqarojë pozicionin e tij me prokurorin e Torinos.
Juventusi ishte liruar nga akuzat nga Drejtësia Sportive në fillim të këtij viti dhe sqaroi në një deklaratë të martën se ‘uljet e pagave të rënë dakord me futbollistët në mars 2020 do të ishin negociuar pasi të rifillonin garat dhe të rihapnin stadiumet’.