“Ka dakordim që të garojmë bashkë me Vjosa Osmanin, formalizimi ditëve në vazhdim”

“Ka dakordim që të garojmë bashkë me Vjosa Osmanin, formalizimi ditëve në vazhdim”

Kryetari i LDK-së Lumir Abdixhiku, ka deklaruar se ka dakordim që në zgjedhjet e 7 qershorit të garohet në një listë të përbashket me Vjosa Osmani, e cila pritet të finalizohet ditëve në vazhdim.

Abdixhiku deklaroi se kjo do të formalizohet të shtunën në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të kësaj partie.

“Votuam dhe u dakorduam që ta formalizojmë në bashkëpunim me Vjosa Osmanin, garimin e përbashkët. Por, për këtë më jepni edhe disa ditë t’i finalizoj diskutimet edhe me zonjën Osmani, për të përfunduar në një votim formal në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm”, deklaroi Abdixhiku para mediave.

“Kishte dakordim për idenë e bashkimit, kishte dakordim për garim të përbashkët, kishte dakordim për shumë gjëra që i kemi diskutuar deri më tani”, shtoi ai.

Related Articles