Super ylli shqiptar, Mirlind Daku, ka diskutuar për tema nga më të ndryshmet, duke rrëfyer edhe ofertën 12 milionë euro që kishte pranuar.
“Afër 12 milionë euro i kanë bërë për mua ekipet ruse”, ka rrëfyer Daku.
“Vjen Cagliari me një shifër shumë të ulët dhe ata (Rubin Kazani) nuk mund ta pranojë. Andaj vazhdova edhe këtë vit”, vazhdon rrëfimin e tij reprezentuesi i Shqipërisë, në podcastin “Arena e Yjeve”.