Kadaj-Bujupi për opozitën: Albini ua palon të gjithëve

Kadaj-Bujupi për opozitën: Albini ua palon të gjithëve

Ish-deputetja Donika Kadaj-Bujupi derisa ka folur për veprimet e opozitës në Kuvend, ka thënë se kryeministri Albin Kurti “ ua palon krejtve qaty në parlament, edhe s’kanë argumente me kundërshtu’, raporton Gazeta Enigma.



Kadaj-Bujupi në emisionin ‘Pressing’ në T7 tha se Kurtin s’mund ta sfidojë askush, pasi sipas saj, e ka të zhvilluar shumë oratorinë.

“Nuk munden me u marrë me Albibn Kurti, sepse ai ua palon krejtve qaty në parlament, edhe s’kanë argument me kundërshtu.

Sa herë që del në qat foltore, krejt cka kanë fol për 7-8 orë opozita, mbetet nën hije, sepse del i argumenton edhe balalfoqqhet një nga një. Sepse e ka oratorinë që asnjo këta nuk mujnë me sfidu. Cili i del përball? Ti thuj pedagog, thuj cka dush. Kur del në foltore të parlamentit kërkush nuk del me kundërshtu, s’munet me folë mas tij”.

Ish-deputetja thotë se nuk ka opozitarizëm në Kuvendin e Kosovës.

“Pse s’pe kundërshtojnë, dmth flasin për marrëveshje, dhje përfundojnë tu i akuzu deputetë e deputetet, tu përdor diskurs seksist ndaj grave në parlament, sepse qaty përfundon. S’ka opozitarizëm aty”.

Related Articles