Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadrijaj, para seancës së sotme ka njoftuar se partia e saj nuk do të votojë për asnjë kandidat për nënkryetarin serb të Kuvendit të Kosovës, raporton Gazeta Enigma.
“Nuk e votojmë asnjë. Ata që e kanë bllokuar [Kuvendin] le ta zhbllokojnë. Ne kemi dashur t’i japim epilog. Asnjëherë nuk është politizuar kështu zgjedhja e një nënkryetari”, tha ajo për gazetarë.
Kadrijaj theksoi se qëllimi i Lëvizjes Vetëvendosje, në vazhdimësi, ka qenë që të mos konstituohet Kuvendi.
“Ju e dini që ka bërë minimumin e përpjekjeve për sigurimin e votave, qoftë edhe për kryetarin e Kuvendit. Ne kemi dashur t’i japim epilog për ta tejkaluar këtë gjendje. E keni parë që në mënyrë arbitrare, pa ndonjë mocion apo marrëveshje, është ndarë votimi i nënkryetarëve të komunitetit joshumicë, në mënyrë që t’i shkaktojë këto kauza të Albin Kurtit”, tha ajo.