Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, ka akuzuar kryeministrin Albin Kurti dhe ministren e Jashtme, Donika Gërvalla, se po shfrytëzojnë ambasadat dhe konsullatat për të promovuar takimet e Lëvizjes Vetëvendosje.
Ajo kritikoi Qeverinë për mungesë përkushtimi ndaj diasporës, shkruan Gazeta Enigma.
“Pas katër vitesh keqqeverisjeje, Albin Kurti dhe Donika Gërvalla po vizitojnë mërgimtarët vetëm për fushatë zgjedhore. Nuk di çfarë do të prezantojnë para bashkatdhetarëve kjo qeveri e dështuar – një qeveri që i solli vendit sanksione, asnjë njohje të re dhe asnjë anëtarësim në organizata ndërkombëtare.”
Postimi i plotë:
Sa çuditshëm! Tash në kohë fushate, pas katër vitesh keqqeverisje dhe moskujdes ndaj diasporës, Albin Kurti dhe Donika Gërvalla po vizitojnë mërgimtarët për fushatë zgjedhore. Nuk di çfarë do të prezantojnë para bashkatdhetarëve kjo qeveri e dështuar – qeveri që vendit i solli sanksione, asnjë njohje të re dhe asnjë anëtarësim në organizata ndërkombëtare.
Këtë radhë këta matrapazë po shfrytëzojnë ambasadat dhe konsullatat për publikim dhe njoftim të takimeve të VV-së. Ministria e Jashtme dhe shërbimet diplomatike duhet të jenë jopartiake e jo të shndërrohen në mekanizma për zhvillimin e fushatës elektorale të Vetëvendosjes.
Mërgimtarë, mos u mashtroni!
/GazetaEnigma/