Kadrijaj: Vendi nuk guxon të mbetet peng i Kurtit dhe LVV

Kadrijaj: Vendi nuk guxon të mbetet peng i Kurtit dhe LVV

Deputetja e AAK-së Time Kadrijaj, është deklaruar pas dështimit të 46-të të seancës konstituive, raporton Gazeta “Enigma”.

Ajo në foltore tha se tani po dihet kush me kënd është. Lëvizja Vetëvendosje është e angazhuar për bojkot të konstituimit të Kuvendit.

“Shpresojmë që në aktgjykimet e tjera të Gjykatës Kushtetuese të sqarohet ky pozicion. Nuk guxon që vendi të mbetet peng i Albin Kurtit dhe Lëvizjes Vetëvendosje”, tha ajo.

Kadrijaj ftoj deputetët e ish-opozitës të angazhohen drejt kapërcimit të kësaj bllokade të shkaktuar siç tha ajo nga VV-ja.

Related Articles