63 vota shfuqizuan armën kryesore të “luftës” midis Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës dhe Ministrisë së Arsimit.
Miratimi i Projektligjit për Paga që qe shkas për greva ndërvite, sjell sinjale pajtimi mes sindikalistëve e pushtetarëve në dikasterin e arsimit.
Kjo meqë si rrallë herë, në sindikatë janë të kënaqur me ministrinë ngase thonë se janë përfshirë propozimet e tyre për koeficientët.
Megjithatë edhe një kërkesë e kanë që vlera e koeficientit të jetë e pranueshme.
E derisa edhe kjo të bëhet e ditur, zor se greva e pezulluar do shpallet e mbyllur.
Projektligji sipas njohësve të arsimit, sjellë ngritje veçanërisht për edukatorët e drejtorët.
Por, kërkohet që ngritja e pagave të varet tashmë nga puna e mësimdhënësve për të cilët sugjerohet të ketë sistem vlerësimi për performancë.