“Kam me t’vra” – Prishtinasi i kërkuar për dhunë në familje kërcenon gruan në sy të fëmijëve

“Kam me t’vra” – Prishtinasi i kërkuar për dhunë në familje kërcenon gruan në sy të fëmijëve

Një rast i dhunës fizike ka ndodhur mbrëmë në Prishtinë, ku një burrë dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj gruas, të cilën e ka kërcënuar me vrasje në sy të fëmijëve të tyre.

Burimet e Sinjalit brenda Prokurorisë kanë bërë të ditur se burri i dyshuar për këtë rast ka qenë në listën e personave të kërkuar, pasi ndaj tij kishte urdhër arrest të lëshuar nga Gjykata për të njëjtën vepër penale, dhuna në familje. Denoncimi i rastit të fundit nga bashkëshortja e tij u bë sebep që i njëjti të bie në prangat e Policisë. 

Sinjali mëson se bëhet fjalë për L.M., i cili po dyshohet se gjatë ditës së djeshme, pas një mosmarrëveshje me gruan e tij, e ka kanosur seriozisht atë në sy të fëmijëve të tyre, duke i thënë se do ta vras. Kërcënimet dhe ofendimet që mori nga burri, e shtynë gruan që të kërkojë ndihmën e Policisë, për të parandaluar më të keqen. 

Si rezultat i denoncimit të rastit, Policia e ka arrestuar të dyshuarin dhe i njëjti është shoqëruar në stacion për intervistim, ku ka dhënë deklaratë në lidhje me rastin e fundit.  Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim që të ndalohet i dyshuari dhe i njëjti të hetohet nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Dhunë në familje’.

Related Articles