Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeffrey Hovenier, ka marrë pjesë sot në hapjen e konferencës Ndërkombëtare për Siguri Kibernetike “Cyber Zero”, në të cilën është diskutuar për sulmet online si dhe kërcënimet në sigurinë kibernetike.
Me këtë rast, ambasadori Hovenier zgjodhi që të mos deklarohet për zhvillimet e tjera, pavarësisht insistimit të gazetarëve.
“Jo, kam shumë gjëra për të thënë javën e ardhshme”,theksoi Hovenier.
Ndryshe ambasadori Hovenier theksoi se janë të përkushtuar në mbështetjen e mediave të pavarura e shoqërisë civile dhe efikase.
Hovenier u shpreh se ata janë të përkushtuar që ta mbështesin Kosovën që të shfrytëzojë burimin e saj më të rëndësishëm, rininë.
“Jemi të përkushtuar që ta mbështesim Kosovën që të shfrytëzojë burimin e saj më të rëndësishëm, të rinjtë e saj, duke përfshirë edhe ekspertizën e tyre në kibernetikë”.
Ndryseh mbrëmë është raportuar se më 31 janar në objektin e ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës do të zhvillohet një takim i rëndësishëm, në të cilin pritet që të diskutohet në lidhje me Asociacionin.