Kamerat e Policisë së Kosovës vendosen në rrugët kryesore të Zveçanit

Kamerat e Policisë së Kosovës vendosen në rrugët kryesore të Zveçanit

Kamerat e Policisë së Kosovës janë duke u vendosur edhe në Komunën e Zveçanit.

Siç kemi verifikuar në vend, kamerat janë të vendosura në qendër të Zveçanit, në fillim të kryqëzimit që të çon në Shtëpinë e Kulturës dhe objektin e komunës, ku përfshihet edhe shkolla e mesme.

Sipas zëvendëskomandantit të Policisë së Kosovës për Rajonin e Veriut, Veton Elshani, kamerat do të vendosen edhe pranë pompës NIS, në afërsi të shtëpisë së madhe “Metal”.

Më 26 prill, Policia e Kosovës filloi instalimin e kamerave shtesë të sigurisë për, siç shpjegohej në atë kohë, disa incidente në veri të Kosovës.

Kamerat janë vendosur më parë në pjesën veriore të Mitrovicës.

Elashani tutje ka deklaruar se plani është që veriu i Kosovës të mbulohet me rreth 200 kamera, ku përfshihen edhe ato ekzistuese.

Related Articles