Mësohet data dhe ora kur Reali do e pranojë kupën e kampionit në La Liga

Mësohet data dhe ora kur Reali do e pranojë kupën e kampionit në La Liga

Dorëzimi i kupës së kampionit të Ligës në Real Madrid tashmë ka një datë, orë dhe vend. Do të jetë të dielën në orën 9:30 dhe në Valdebebas.

Ngjarja do të jetë me dyer të mbyllura dhe përgjegjës për realizimin e saj do të jetë presidenti i Federatës Pedro Rocha.

Florentino Perezi dhe lojtarët e ekipit së parë do të pranojnë trofeun në këtë ceremoni.

Festa do të fillojë në orën 11:00 në selinë e komunitetit dhe do të vazhdojë në bashkinë dhe Cibeles.

Reali ndeshjen e radhës e luan të shtunën ndaj Granadas, por nuk ka pranuar që festën ta bëjë në stadiumin e tyre.

Këtë vendim e ka marrë në shenjë respekti për skuadrën që të shtunën edhe zyrtarisht do të bie nga liga.

Related Articles