Kamioni cisternë pa targa me naftë të papërpunuar kapet në Zubin Potok, dyshohet për kontrabandë nga Serbia

Kamioni cisternë pa targa me naftë të papërpunuar kapet në Zubin Potok, dyshohet për kontrabandë nga Serbia

Policia Kufitare e Kosovës, konkretisht Njësitë e Drejtorisë Rajonale “Veriu” kanë hasur në një kampion cisternë pa targa të braktisur i cili ishte i ngarkuar me një sasi të naftës së pa përpunuar, shkruan Gazeta Enigma.

Policia ka bërë të ditur se ky kampion është gjetur në fshatin Kovaçë të Zubin Potokut.

“Policia Kufitare e Republikës së Kosovës, konkretisht Njësitë e Drejtorisë Rajonale “Veriu”,  në vazhdën e aktivitetit në luftën për parandalimin e kontrabandës, me datën 12.05.2022, në fshatin Kovaçë  komuna e Zubin Potokut,  kanë hasur në një kamion cisternë pa targa, të braktisur, e ngarkuar me një sasi të naftës së pa përpunuar”, ka njoftuar Policia e Kosovës.

Në të njëjtin lokacion policia ka hasur edhe në një automjet me targa vendore i cili kishte të narkuara pllaka të qeramikës dhe disa thasë ngjitës të pllkave të prodhuara në Serbi.

“Gjithashtu, në të njëjtin lokacion është ndaluar edhe automjeti Toyota me targa vendore me vozitës të dyshuarin me iniciale (D.V.) i lindur më 1973 në një fshat të Zubin Potokut.Pas kontrollit të realizuar është vërejtur se në automjet kishte të ngarkuara pllaka të qeramikës   dhe disa thasë ngjitës të pllakave të prodhuara në Serbi.Nafta e pa përpunuar, qeramikat dhe ngjitësi i pllakave dyshohet se janë të kontrabanduara nga territori i Serbisë në Republikën e Kosovës.  Për të gjitha veprimet është njoftuar Prokurori kompetent dhe me autorizim të tij janë inicuar restet për “Kontrabandim me mallra” Kamioni, automjeti dhe mallrat e dyshuara janë sekuestruar dhe janë derguar në terminal, përderisa rastet dërgohen në procedurë të rregullt”, ka njoftuar Policia e Kosovës.

Related Articles