Kreu i FFK-së për Enigmën: Kampioni luan direkt në raundin e parë të Champions-it, lajm i mirë për futbollin e Kosovës

Kreu i FFK-së për Enigmën: Kampioni luan direkt në raundin e parë të Champions-it, lajm i mirë për futbollin e Kosovës

Superliga e Kosovës në futboll shënoi një ngritje të madhe në renditjen e UEFA-s para dy ditësh, por kjo nuk është e tëra.

Në orët e fundit, ka ardhur edhe një tjetër lajm i rëndësishëm për BKT Superligën, e posaçërisht për kampionin.

Kampioni i BKT Superligës nuk do të luaj më në rrethin para-kualifikues të Ligës së Kampionëve, por shkon direkt në rrethin e parë kualifikues.

Këtë e ka konfirmuar për Gazetën Enigma, kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi.

Ai ka thënë se ky është një lajm i mirë për futbollin e Kosovës.

“Nga puna e madhe dhe organizimi i super ligës tani nuk do të luajmë në para kualifikime, por do të shkojmë direkt në rrethin e parë kualifikues”, tha Ademi.

Pra, deri më tani, kampioni i Kosovës duhej ta zhvillonte një raund para-kualifikues, që përbëhej nga katër ekipe: Kampioni i Kosovës, Andorrës, San Marinos dhe Ishujve Faroe.

E më pas, më e mira prej këtyre katër skuadrave kualifikohej në raundin e parë, gjë që e bëri në sezonin e kaluar Prishtina.

Pra, tashmë ekipet kosovare do të kualifikohen direkt në raundin e parë kualifikues, pa pasur nevojë që të luajnë raundin preliminar.

Related Articles