Vapën e rrugën e gjatë, s’po e bënë hesap, teksa mendon veç për misionin që ka marrë.
Amerikani, Jim Clarahan, motorin e ka mjet udhëtimi drejt 37 shteteve evropiane, në turin që e nisi në prill të këtij viti, në ndërgjegjësimin për kancerin te fëmijët.
Destinacion të 22-të ai ka Prishtinën, ku qëndroi të hënën, njofton Klan Kosova.
Pos përçimit të mesazhit, ky kuptoi më shumë rreth trajtimit në Qendrën Klinike Universitare.
Inspirimin për këtë udhëtim, Clarahan e gjeti te nipi i tij.
Ai vuan nga tumori në tru që katër vjet.