Kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës për komunën e Mitrovicës, Nehat Peci është tërhequr nga gara.
Lajmin e ka bërë të ditur vet ai përmes një postimi në “Facebook”.
Peci ka thënë se për arsye personale ka vendosur që të tërhiqet nga kjo garë.
“Të nderuar ju njoftoj se për arsye personale, kam marrë vendim, që në mënyrë të parevokueshme të tërhiqem nga nominimi i kandidimit për kryetar të komunës së Mitrovicës për zgjedhjet lokale të 17 tetorit 2021! Faleminderit të gjithëve!”, u shprehë Peci në postimin e tij.