Aktivisti shumëvjeçar në Bazel të Zvicrës dhe kandidati i parë shqiptar për Parlamentin e Bazelit në vitin 2008, Tahir Çitaku, i është bashkuar AAK-së, si kandidat për deputet në zgjedhjet e 7 qershorit.
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, tha për Çitakun se ka dhënë një kontribut të gjatë politik, humanitar dhe sportiv për Kosovën.
Çitaku u prit në AAK nga Haradinaj dhe kandidatin për kryeministër nga kjo parti, Ardian Gjini.
Bashkë me Çitakun, në takim u prit edhe Nezir Gashi nga Qupeva e Klinës, kandidat për herë të dytë në listën e AAK-së, nga nëndega e Lörrach në Gjermani.
“Roli i diasporës në zhvillimin e vendit dhe në vendimmarrje është i pazëvendësueshëm. Aleanca mbetet adresa e tyre politike dhe hapësirë ku zëri i bashkëkombasve tanë jashtë vendit përfaqësohet me dinjitet dhe përgjegjësi”, shkroi Haradinaj.
“Tahir Çitakut i uruam mirëseardhje në Aleancë dhe suksese në garën për deputet, bashkë me Nezirin në rrugëtimin e tyre politik”, tha më tej i pari i AAK-së.
