Në muajin shtator, kryeministri i Kosovës Albin Kurti, është ftuar nga Partia Socialdemokrate në Zvicër për të marrë pjesë në fushatën zgjedhore atje.
Por, kjo nuk po shihet me sy të mirë nga asamblisti, Përparim Avdili.
Avdili I kërkoi Kurtit që të mos përzihet në zgjedhjet atje.
“Mua më duket gabim nga ana e kryeministrit Kurti, nëse në mënyrë të tillë ndërhyn në zgjedhjet e brendshme të një vendi si Zvicra”, tha ai në Klan Kosova.
Në fushatën zgjedhore në shtetin zviceran, Albin Kurti, është ftuar në cilësinë e kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje.
Asamblisti shqiptar shtoi se edhe përkundër këtij fakti, Kurti s’mund ta ndajë nga vetja rolin e tij të kryeministrit.