“Citizens” nuk kanë hequr ende dorë nga sulmuesi anglez, prioritet mbetet sulmuesi i Dortmundit.
Manchester City mbeti së fundmi pa sulmuesin Ferran Torres, të cilin ia shiti Barcelonë. Por, “Citizens” duket se nuk do të përforcohen në fazën e sulmit në afatin kalimtar të janarit.
Ata janë fokusuar për afatin e verës, kur pritet ta bëjnë së paku një goditje të madhe në sulm. Kampioni aktual anglez nuk është dorëzuar ende për sulmuesin e Tottenhamit, Harry Kane.
Ky i fundit ishte pranë transferimit në “Etihad Stadium” verën e kaluar, por gjithçka dështoi në fund. E krahas përfaqësuesit anglez, City e ka në listë të ngushtë edhe Erling Haalandin.
Për këtë siguron mediumi “ESPN”. Pra, njëri prej dy sulmuesve, ose që të dy, mund të përfundojë në City gjatë verës që vjen.