Theret me thikë një person në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë

Theret me thikë një person në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë

Një person ka mbetur i plagosur nga një therje me thikë në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë.

Këtë e ka konfirmuar për Gazetën “Enigma” zëdhënsja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila tha se personi i plagosur është dërguar për trajtim mjekësor.

“Sot rreth orës  16:00, kemi marrë informatën se në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë, ka ndodhur një  përleshje fizike. Bazuar në të dhënat fillestare, në këtë rast nga një mjet i mprehtë është plagosur një person. I njëjti është dërguar për trajtim mjekësor. Lidhur me këtë rast janë hetuesit  policor kanë nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti”, thuhet në përgjigjen e Policisë.

Ndërkaq i dyshuari sipas dëshmitarëve ka ikur nga vendi i ngjarjes. /Gazeta Enigma/.

Related Articles