Kanë kaluar 10 muaj nga sulmi në Banjskë, Serbia ende pa asnjë veprim ndaj Radoiçiqit

Kanë kaluar 10 muaj nga sulmi në Banjskë, Serbia ende pa asnjë veprim ndaj Radoiçiqit

Pavarësisht se Kosova i ka kërkuar zyrtarisht Serbisë që ta dorëzojë terroristin e sulmit të Banjskës, Milan Radoiçiq, Serbia nuk ka bërë asgjë deri tani që ta zbardhë rastin e nuk ka marrë asnjë mas ndaj Radoiçiqit, i cili kishte pranuar se e kishte organizuar sulmin në Zveçan ku kishte mbetur i vrarë një polic e Kosovës.

Në Serbi thonë se rasti i Banjskës e ka rënduar procesin e dialogut.

Edhe pas gati dhjetë muajsh hetimi kundër udhëheqësit të sulmit terrorist në Banjskë të Zveçanit, Milan Radoiçiq, nuk ka ecur përpara, pavarësisht pranimit të tij publik se qenë organizator i sulmit. Sipas njoftimit të fundit të Prokurorisë së Lartë, hetimet janë duke vazhduar. Avokati Çedomir Stojkoviq beson se tani është radha e Perëndimit të veprojë për të ushtruar presion shtesë ndaj autoriteteve serbe.

“Perëndimi duhet të ndërmarrë hapat e duhur. Fakti që Milan Radoiçiq është i lirë është një mesazh i qartë se kushdo që mund te posedojë armët për të realizuar interesat nacionaliste serbe, do të marrë imunitet. Milan Radoiçiq i lirë, do të thotë një mesazh se mund te jeni imun para ligjit. Perëndimi duhet te kupton këtë esence”, tha avokati Çedomir Stojkoviq, raporton RTK.

Institucionet e Kosovës kërkojnë që Serbia të ekstradojë Milan Radoiçiqin në Kosovë. Lidhur me këtë, konsiderohet se Banjska e ka rënduar procesin e dialogut. Për gazetaren Sofija Popoviq, Banjska shihet si pikë kthese.

“Kjo ka tronditur besimin e partnerëve perëndimorë se cila është politika e Serbisë kur bëhet fjalë për Kosovën. Pra, mendoj se ndjekja penale e Milan Radoiçiqit nga Perëndimi do të insistohet, por mendoj se edhe Beogradi do të insistojë që ai të mos ndiqet penalisht në përputhje me përmasat e krimit që ka kryer. Ndërsa nuk dihet nëse cila është baza ligjore që të ndodhë ekstradim, por jam e sigurt se do të kërkohet një proces gjyqësor kuptimplotë kundër Radoiçiqit në Beograd”, tha Sofija Popoviq nga European Western Balkans

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, disa here tha se Radoiçiq është çështje e organeve gjyqësore të shtetit. Zyrtarisht, Prokuroria e Lartë Publike në Beograd po e heton Radoiçiqin për blerjen e armëve.

Që atëherë nuk dihet nëse ka elemente për aktakuza. Perëndimi pret që Serbia të tregojë se nuk e ka mbështetur Banjskën përmes një hetimi dhe ndëshkimi efektiv të përgjegjësve, ku përfshihet Milan Radoiçiq si lider i grupit terrorist.

Related Articles