Dy prokurore në Themeloren e Pejës, kanë raportuar se janë kanosur nga një person.
Ato kanë raportuar në Polici se i dyshuari i kishte kanosur përmes telefonit.
“Dy viktimat femra kosovare, prokurore në Prokurorinë Themelore, kanë raportuar se përmes telefonit janë kanosur nga i dyshuari mashkull kosovar. Nuk raportohet për të arrestuar”, njoftohet nga raporti ditor i Policisë.