Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona në Kaçanik dhe Gjilan për shkak të dyshimit se kanë kryer veprën penale “Kanosje”.
Sipas raportit të policisë, thuhet se në Kaçanik është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti dyshohet se përmes telefonit ka kanosur viktimën femër kosovare.
Po ashtu, viktimën e kishte kanosur dhe një person tjetër i dyshuar i cili ndodhet jashtë vendit.
Me vendim të prokurorit, njëri nga të dyshuarit pas intervistimit është dërguar në mbajtje, ndërsa i dyshuari tjetër është në kërkim policor.
Edhe në Gjilan, i dyshuari mashkull i cili është arrestuar, kishte kanosur përmes telefonit viktimën femër kosovare.
I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë.