Policia e Kosovës në rajonin e Ferizajt, ka bërë të ditur se mbrëmë rreth orës 19:30 ka pranuar një informacion se në fshatin Zaskok është një rast i dhunës në familje .
“Në lidhje me këtë, policia ka marr veprimet e nevojshme dhe menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka arrestuar personin e dyshuar me inicialet Q.M (M/K) i moshës 20 vjeçar, i cili për shkak të disa mosmarrëveshjeve në familje kishte kanosur me thikë motrën e tij”, thuhet në njoftim.
I dyshuari, recidivist i dhunës në familje, është shoqëruar në polici dhe pas intervistimit , me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, i njëjti është dërguar në mbajtje për 48 orë , për procedura të mëtejme hetimore./Gazeta Enigma/.